Diell dhe rritje temperaturash, njihuni me parashikimin e sot

11 Mars 2021, 08:07| Përditesimi: 11 Mars 2021, 08:08

  • Share

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash që do të sjellin mot të qëndrueshëm në të gjithë territorin.

Sipas MeteoAlb: Moti në Shqipëri do të paraqitet me kthjellime dhe alternime të shpeshta vranësirash , ku më të dendura vranësirat PARAQITEN në zonat malore përgjatë kufirit Lindor. POR mesdita sjellë largim të vranësirave duke bërë që kushtet e motit të qëndrueshëm të jenë mbizotëruese.

Temperaturat e ajrit janë ulur ndjeshëm në mëngjes por rriten lehtë në mesditë duke LUHATUR vlerat termike nga -5°C deri në 14°C.

Era do fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 45-50 km/h nga drejtimi Verilindor ndërsa në det dallgëzimi do të ngjitet deri në 4 ballë.

Rajoni dhe Europa

Kthjellime dhe vranësira të lehta PARAQITEN Dy ekstremet, Europa Lindore dhe Rajoni i Mesdheut. NDERSA një sistem i dendur vranësirash do të përfshijë pjesën më të madhe të kontinentit Europian duke kushtëzuar mot me vranësira të dendura, reshje shiu e dëbore.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?