Kronikë

Diell dhe rritje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

29 Qershor 2021, 07:10| Përditesimi: 29 Qershor 2021, 07:12

  • Share

Vendi ynë do të vijojë të qëndrojë nën ndikimin e masave ajrore të nxehta edhe gjatë këtyre ditëve të fundit të qershorit. Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës do të mbizotërohet nga kthjellimet në zonat bregdetare dhe të ulëta, por vranësira kalimtare kanë zonat malore. Ndërsa pjesa e dytë e ditës sjellë kalime vranësirash në të gjithë Shqipërinë. Kushtet e motit të kthjellët me vranësira të lehta do të mbeten edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit rriten sërish në vlerat minimale por edhe maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 17°C mëngjesi deri në 39°C mesdita.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi deri mbi 40 km/h, nga drejtimi Jugperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3-4 ballë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?