Diell dhe rritje temperaturash, ja si parashikohet moti për ditën e sotme

19 Shkurt 2022, 07:22| Përditesimi: 19 Shkurt 2022, 07:23

  • Share

Sipas MeteoAlb, paraditja do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve në pjesën më të madhe të vendit tonë.

Por në orët vijuese parashikohet të ketë kalime të vranësirave në zonat malore. Ndërsa zonat bregdetare dhe të ulëta do të mbeten në dominimin e kthjellimeve edhe gjatë pjesës së dytë të ditës.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 18°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimorë duke sjellë në det dallgëzim 2 ballë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?