Diell dhe rritje temperaturash, ja si parashikohet moti për ditën e sotme

17 Shkurt 2022, 07:16| Përditesimi: 17 Shkurt 2022, 08:54

  • Share

Sipas MeteoAlb, sot vendi ynë, paraqitet në kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti të jetë kryesisht i kthjellët deri pasdite kur priten kalime vranësirash nëpër të gjithë territorin ku më të dukshme do të jenë në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes por mesdita sjell rritje të tyre duke luhatur vlerat termike nga 0°C deri në 16°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi Jugor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?