Simeone dhe Guardiola

Diego Simeone lë pas Pep Guardiolën, kush janë 10 trajnerët më të paguar në botë! Pagat marramendëse

27 Janar, 22:27| Përditesimi: 27 Janar, 22:28

  • Share

Jemi mësuar të shohim futbollistët më të mirë në botë që paguhen me shuma marramendëse për sezon. "The Sun" në Angli ka bërë një renditje të dhjetë trajnerëve më të paguar në botë dhe në krye nuk është Pep Guardiola.

Në vendin e parë, si më i paguari qëndron Diego Simeone. Drejtuesit e Atletico Madrid i ofrojnë argjentinasit 30 milionë paund në sezon, dhjetë më shumë sesa Pep Guardiola fiton te Manchester City.

Paçka se sheikët e Cityt shquhen për paga të larta, duket se Guardiolës i mjaftojnë 20 milionë paund në sezon. Në vendin e tretë renditet Jurgen Klopp, që përfiton te Liverpooli 16 milionë paund në sezon.

Diçka më pak Steven Gerrard, që te Al Ettifaq në Arabinë Saudite ka firmosur për 15.2 milionë paund në sezon. Pas tyre janë, Max Allegri i Juves me 11.3 milionë paund e Thomas Tuchel me 10.6 milionë paund, Pochettino i Chelsea, Carlos Ancelotti, Erik ten Hag, Simone Inzaghi dhe Mikel Arteta.

Dhjetë trajnerët më të paguar në botë:

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?