Foto që bëri xhiron e rrjetit

'Diego Maradona është gjallë', fotografia nga ndeshja Argjentinë-Itali bën xhiron e rrjetit, fansat mendojnë se legjenda e futbollit ishte në tribunë

10 Qershor 2022, 07:41| Përditesimi: 10 Qershor 2022, 07:47

  • Share

“Është Maradona”, “Diego ishte në Wembley, është gjallë”. Mjaftoi një fotografi në ndeshjen Itali-Argjentinë që bëri xhiron e rrjetit pasi të gjithë krahasuan një prej tifozëve në tribunë me legjendën Diego Maradona. Imazhi u publikua nga Sara Aribo në rrjete sociale. Në fakt e shpërndau që të gjente identitetin e vajzës së vetme që është ngritur në këmbë në tribunë, me krahët lart por të gjithë fokusohen tek personi me kapele në kokë që mban kokën ulur.

“E bëra këtë foto në finalen e madhe në Wembley dhe do të doja të gjeja vajzën me krahët lart”, shkroi ajo. Në të majtë të futbollistit Leo Messi që është në fushë, u vu re një figurë e njohur. Si një vizion, një iluzion utopik, të gjitha menduan se ishte Diego Maradona. Kjo nxiti dyshimet se legjenda e futbollit nuk ka ndërruar jetë.

“Diez është gjallë”, “Diego ishte në Wembley”, “Nuk mund të mos ndiqte Argjentinën e tij”, shkruajnë disa prej komentuesve. Ndërsa të tjerë përpiqen të jenë realist dhe thonë se Diego Maradona vdiq më 25 nëntor 2020 dhe nuk është ai. ESPN ka zmadhuar imazhin për të qartësuar këdo që mendon se Maradona ishte në tribunë, i veshur me fanellë futbolli që duket se është e Milanit. Kjo duket se hedh poshtë të gjitha pretendimet se Maradona është aty për të parë ndeshjen ku Argjentina fitoi me rezultatin 3-0.

Shumë figura publike që i pëlqejnë tifozëve përfliten shpesh herë se nuk kanë ndërruar jetë pasi dalin imazhe të personave që kanë ngjashmëri të madhe me ta.

Imazhi që bëri xhiron e rrjetit, tifozi që ngjan me Diego Maradonën

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?