VIDEO/ Dibër, zbulohet një magazinë ku mbaheshin qindra fishekzjarrë dhe kapsolla, nën hetim pronari

8 Dhjetor 2023, 09:45| Përditesimi: 8 Dhjetor 2023, 09:53

  • Share

Qindra fishekzjarrë dhe kapsolla të kalibrave të ndryshme janë sekuestruar në një magazinë në Dibër ku mbaheshin të paketuara në koli.

Pëer pasojë, ka nisur hetimi ndaj administratorit të biznesit Ismail Iskurtaj, 32 vjeç, banues në fshatin Pollazhan.

Në magazinë, u gjetën dhe ekuestruan në cilësinë e provës materiale 733 kapsolla, 344  fishekzjarre të kalibrave të ndryshme.

Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos përdorin lëndë piroteknike në kundërshtim me aktet në fuqi përndryshe do të ketë ndëshkime.

Kujtojmë se në marrëveshjen e nënshkruar nga tre ministri javë më parë për ndalimin e zhurmave, përdorimi i fishekzjarrëve lejohet vetëm nga data 27 dhjetor deri në 1 janar.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lajm: 11/12/2023 04:06

    Lajm me kot zor se gjen. Policia gjen ne magazine fishekzjarre e kapsolla dhe i ka sekuestruar. Dhe ka nisur te hetoje pronarin...po per cfare??? Kapsollet tashme i sekuestroi. Ska ca hetoje sepse u kap ne aktivitet te kunderligjshem. Zot na run nga budallai.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?