Celularët dhe portofoli i vjedhur

Dibër/ Vodhi 2 celularë dhe një shumë parash pacientëve në spitalin rajonal, arrestohet 30-vjeçari

8 Maj, 15:11| Përditesimi: 8 Maj, 15:15

  • Share

Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia në Dibër pasi vodhi në spitalin rajonal një shumë parash dhe dy celularë.

Autori i vjedhjes B.M., banues në Peshkopi u kap dhe u vu në pranga nga shërbimet e komisariatit të Dibrës, pas në një dhomë të spitalit rajonal të Dibrës, 2 pacientëve dhe shoqërueses së njërit prej tyre , i vodhi një shumë parash dhe 2 celularë.

'Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, sapo janë njoftuar se në një dhomë në spitalin rajonal të Dibrës, 2 pacientëve dhe shoqërueses së njërit prej tyre, iu ishin vjedhur një shumë parash dhe 2 celularët, kanë organizuar punën për të identifikuar dhe arrestuar autorin.

Si rezultat, u kap dhe u vu në pranga, për veprën penale “Vjedhja”, autori i dyshuar i këtij rasti, shtetasi B. M., 30 vjeç, banues në Peshkopi', thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.

Materialet proceduriale i janë kaluar tashmë Prokurorisë në Dibër.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?