Foto ilustruese

Dibër, u rrëzua nga skela ku po punonte, plagoset 38 vjeçari! Niset me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë

30 Dhjetor 2023, 16:26| Përditesimi: 30 Dhjetor 2023, 16:32

  • Share

DIBËR- Një 38 vjeçar është plagosur ditën e sotme pasi u rrëzua aksidentalisht nga skela e një banese ku po punonte.

Sipas njoftimit të policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30 dhe i plagosur ka mbetur 38 vjeçari i identifikuar si Y.Sh.

Për rrjedhojë i plagosuri është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?