Pika kufitare e Bllatës

Dibër, tentuan të kontrabandonin bagëti nga Maqedonia e Veriut për t’i shitur në vendin tonë, arrestohen babë e bir në pikën kufitare të Bllatës

22 Dhjetor 2023, 15:43| Përditesimi: 22 Dhjetor 2023, 15:46

  • Share

Babë e bir janë arrestuar nga policia e Dibrës në pikën kufitare të Bllatës ku janë kapur në tentativë për të futur në territorin shqiptar bagëti të trasha.

Në pranga kanë rënë M.C., 69 vjeç dhe A.C., 38 vjeç, (babë e bir), banues në fshatin Bllatë.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, babë e bir, pasi siguronin bagëti të trasha në Maqedoninë e Veriut, i kontrabandonin ato, nëpërmjet kufirit të gjelbër, në territorin shqiptar, dhe më pas do i shisnin kundrejt shumave të ndryshme monetare. 

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?