Foto ilustruese

Dibër, tentoi të kryejë vrasje për motive të dobëta, arrestohet 30-vjeçari i shpallur në kërkim (EMRI)

22 Mars, 11:07| Përditesimi: 22 Mars, 11:15

  • Share

DIBËR - Një 30-vjeçar, i shpallur në kërkim u vu në pranga nga policia. Ardit Aldedaj (Begu) në qershor të vitit 2023 ka tentuar të vrasë me armë zjarri pistoletë shtetasin S.A., pas një konflikti për motive të dobëta.

Gjykata e Shkallës së Parë në Dibër i kishte caktuar masën e arrestit në burg për veprat penale ‘Vrasje me dashje’ mbetur në tentativë dhe ‘Armëmbajtje pa leje’.

'Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Dibër,  bënë ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër,  për ndalimin e shtetasit A.A (B), 30 vjeç, banues në Peshkopi, e cila kishte vendosur masën e sigurisë "Arrest me burg", për kryerjen e veprave penale "Vrasja me dashje", mbetur në tentativë dhe "Armbajtja pa leje".', thuhet në njoftimin e policisë.

Policia e Dibrës bëri ekzekutimin e këtij vendimi penal të gjykatës. Ndërsa materialet proceduriale i janë kaluar Prokurorisë.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?