Arma e gjahut

Dibër/ Rrahu gruan dhe djalin dhe i kërcënoi se do i vriste, vihet në pranga 46-vjeçari

28 Maj 2023, 12:05| Përditesimi: 28 Maj 2023, 14:23

  • Share

Një 46-vjeçar është vënë në pranga nga policia Dibër, pasi ushtroi dhunë dhe kërcënoi bashkëshorten dhe djalin e tyre të mitur se do ti vriste me armë gjahu.

Njoftohet se 46-vjeçari Haxhi Shtjefni nga fshati Trepç, Dibër, për motive xhelozie ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe djalit të tyre 17-vjeçar, duke u shkaktuar dëmtime fizike, si dhe i ka kërcënuar se do i vrasë që të dy.

Me të marrë informacion për konfliktin, uniformat blu kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur parandalimin e një ngjarje e mundshme kriminale në familje.

Për pasojë është arrestuar menjëherë 46-vjeçari të cilit iu sekuestrua edhe arma e gjahut çifte me të cilen kanosi familjarët.

Materialet procedurale për këtë rast i kaluan Prokurorisë Dibër për veprime të mëtejshme.

 

 

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?