Dibër/ I vuri eksploziv në lokal dhe shtëpi 54-vjeçarit, në pranga Etmond Lalaj! Kishte fshehur edhe arsenal armësh brenda në mur (EMRAT)

4 Janar, 11:08| Përditesimi: 4 Janar, 14:32

  • Share

DIBËR- Etmond Lalaj është arrestuar nga policia e Dibrës, pasi i ka vendosur lëndë eksplosive në afërsi të banesës dhe dyqanit një 54-vjeçari.

42-vjeçari, banues në Burrel, i dënuar me parë për disa vepra penale në fushën e krimeve ndaj personit dhe pasurisë, dhe aktualisht vuante dënimin alternativ 'Shërbim prove', për shkak të një konflikti me Artan Cukën, ka shkuar pranë banesës së këtij të fundit, ku ka vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse eksploziv pa shkaktuar dëme.

Gjithashtu, në portën hyrëse të dyqanit të Artan Cuka ka vendosur një tjetër sasi lënde plasëse eksploziv, dhe nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Në cilësinë e provës materiale, Etmond Lalajt, iu gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pushkë, 87 copë fishek,  4 granata dore, 5 copë ndezëse granatash, 4 metër fitil zjarrpërcjellës, 2 targa të një automjeti në pronësi të një shtetasi tjetër dhe një aparat celular. 42-vjeçari i kishte fshehur armët brenda në mur dhe i kishte mbuluar me një panoramë lecke.

Sipas policisë 42-vjeçari dyshohet se është autor dhe i disa ngjarjeve të mëparshme me eksploziv në Burrel, për të cilin në bashkëpunim me prokurorinë vijojnë hetimet intensive për zbardhjen dhe grumbullimin e provave, si dhe identifikimin e kapjen e bashkautorëve të tjerë të përfshirë në këto ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shefi: 05/01/2024 08:13

    Tipa te tille duhet ti heqesh qafe para se te arrijn te bejne krime te renda

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?