Dibër/ Dy makina përplasen kokë më kokë, 4 të plagosur (VIDEO)

11 Nëntor 2023, 12:57| Përditesimi: 11 Nëntor 2023, 13:04

  • Share

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në dalje të qytetit të Peshkopisë tek ish SMT-ja.

Dy mjete janë përplasur kokë më kokë duke shkaktuar 4 të lënduar.

Sipas policisë, mjeti tip Mercedes me targë "AB 835 FT" me drejtues Juljan Hima, ka goditur mjetin BMV me drejtues shtetasin Fehmi Gjiza.

Për pasojë janë lënduar dy pasagjerët e BMV-së Muhamet Zeneli dhe Pëllumb Shkurta si dhe drejtuesi i Mercedesit Juljan Hima, të gjithë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Lajmi në përditësim...

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?