Dibër/ Disa të dehur në timon, të tjerë drejtuar mjetin në mënyrë të parregullt, 1 shofer në pranga, 1 nën hetim! 82 të tjerë gjobiten, 5 patenta të pezulluara në fundjavë

9 Janar 2023, 10:20| Përditesimi: 9 Janar 2023, 10:51

  • Share

Janë kryer kontrolle nga Policia Rrugore e Dibrës, ku si rezultat disa shoferë janë kapur duke drejtuar mjetin të dehur, disa të tjerë në mënyrë të pa rregullt e duke shkelur rregullat e qarkullimit.

Gjatë fundjavës është arrestuar 1 person dhe është vënë nën hetim 1 tjetër për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor". Janë pezulluar në total, 5 leje drejtimi për drejtim të mjetit nën ndikimin e alkoolit.

Janë gjobitur 82 drejtues mjetesh për  parakalim të gabuar, 10 drejtues për mospozicionim të mjetit në karexhatë dhe 5 të tjerë për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit. Kontrollet nga ana e Policisë Rrugore vijojnë në çdo aks rrugor, e cila bënë thirrje për respektimin e rregullave.

S.C//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?