Dibër, disa banorë protestë kundër HEC-it të Skavicës: Do përmbyten 32 fshatra

1 Shtator 2022, 17:03| Përditesimi: 1 Shtator 2022, 17:16

  • Share

Dhjetëra banorë u ngritën në protestë në Fushë-Alie të Dibrës kundër ndërtimit të hidrocentralit të Skavicës. Ata e quajnë projektin "genocid" pasi me mijëra banorë do të jenë të detyruar të shpërngulen nga tokat e tyre. Sipas banorëve, me ndërtimin e digës 443 metra dhe liqenin e Drinit të Zi do të përmbyten 32 fshatra.

Aktualisht, në zonën ku do ndërtohet hidrocentrali po kryhet studimi i fizibilitetit. Në tetor të vitit shkuar qeveria shqiptare nënshkroi kontratën me kompaninë "Bechtel Infrastructure". Për qeverinë shqiptare, "Skavica" është projekti më madhor në sektorin elektro-energjetik, pasi pritet të rrisë me 20% prodhimin vendas të energjisë.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?