Foto ilustruese

Dibër, bie në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë elektriçisti

24 Shtator 2020, 15:25| Përditesimi: 24 Shtator 2020, 15:27

  • Share

Një person ka humbur jetën në Dibër ditën e sotme (24 shtator) pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Hotesh rreth orës 14:10 ku shtetasi me iniciale Y.Ll., elektriçist po punonte por ka rënë në kontakt me elektricitetin e për pasojë ka ndërruar jetë.

"Rreth orës 14.10,  është marrë informacion se në fshatin Hotesh, Dibër, është konstatuar nga banorët e zonës , pa shenja jete shtetasi Y. Ll, , elektriçist, i cili dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike" - njofton policia.

Grupi hetimor vijon hetimet  për zbardhjen e shkaqeve të rrethanave të ngjarjes

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?