Viktima, Bedri Markja

Dibër/ Babai i 6 fëmijëve humbi jetën në punë pasi e zuri pllaka e mermerit, arrestohet pronari i firmës private

17 Nëntor 2023, 13:00| Përditesimi: 17 Nëntor 2023, 13:26

  • Share

DIBËR- Një ditë pas ngjarjes së rëndë në Maqellarë të Dibrës, ku punëtori 33-vjeçari humbi jetën pasi e zuri pllaka e mermerit, policia ka arrestuar pronarin e firmës private. Ndaj Urim Bulkut, 51 vjeç, rëndon akuza për “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për këtë ngjarje të ndodhur,  arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin Urim Bulku, 51 vjeç, banues në Peshkopi, pronar i këtij subjekti”, njofton policia.

 33-vjeçari Bedri Markja humbi jetën më 16 nëntor, pasi në rrethana ende të paqarta një pllakë e madhe mermeri ka rënë dhe e ka zënë poshtë. 33-vjeçari, baba i 6 fëmiljëve, nuk u mbijtori dot plagëve të marra.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • drrim: 17/11/2023 16:44

    Pronaret ne Shqiperi ne pergjithesi jane vampire....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?