Doza e sekuestruar

Dibër, arrestohet 30-vjeçari, u kap me lëndë narkotike në automjet

18 Prill, 10:04| Përditesimi: 18 Prill, 10:17

  • Share

Arrestohet në flagrancë një 30-vjeëar në Burrel, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij u gjet lëndë narkotike, e ndarë në doza gati për shitje.

Në vijim të megaoperacionit ‘Tempulli 2’, bazuar edhe në informacionet nga inteligjenca policore u finalizua ‘Take the moment’.

Si pasojë u bë e mundur arrestimi i L.B., 30 vjeç, banues në Burrel. Në automjetin që drejtonte 30-vjeçari, gjatë kontrollit iu gjet dhe sekuestrua lëndë e dyshuar kokainë e ndarë në 4 doza gati për shitje.

'Gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte 30-vjeçari, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan sasi lëndë të dyshuar kokainë, të ndarë në 4 doza gati për shitje.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi L.B., pasi siguronte lëndën narkotike, e ndante atë në doza që i shiste më pas, në zona të ndryshme të qytetit të Burrelit.', thuhet në njoftimin e policisë. 

Nga veprimet hetimore, rezultoi se L.B., pasi e siguronte lëndën narkotike e ndante në doza për ta shitur në qytetin e Burrelit. Materialet proceduriale i janë kaluar Prokurorisë.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?