Foto ilustruese

Dibër/ 25-vjeçari vetëplagoset me armë gjahu në këmbë, përfundon në spital

31 Janar, 15:31| Përditesimi: 31 Janar, 15:36

  • Share

Një 25 vjeçar në Dibër është vetëplagosur me armë gjahu në këmbë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Grykë Nokë, ndërsa i riu është transportuar në spital.

"Më datë 31.01.2024, rreth orës 14:00, në fshatin Grykë Nokë,  dyshohet se është vetëplagosur në këmbë me armë gjahu (të cilën e mbante pa leje), shtetasi F.D., 25 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve", njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?