Dibër, përfundon edicioni i 19-të
i festivalit “Oda dibrane”

25 Nëntor 2013, 22:32| Përditesimi:

  • Share
DIBER- Pas 2 netëve me radhë, përfundon edicioni i 19-të i festivalit “Oda dibrane”, një manifestim kulturor, i cili organizohet çdo vit në qytetin e Peshkopisë. Sipas kryetarit të jurisë së festivalit, Arjan Sukniqi, festival tregoi se folklori po avancon dhe po gjeneron vlera të reja dhe po përdor forma të tjera të paraqitjes së tij nga të gjitha grupet pjesëmarrëse.

Qytetarët dibranë shijuan perlat e folklorit të shumë krahinave shqiptare brenda dhe jashtë Shqipërisë. “Oda Dibrane” simbolizon në gjuhën popullore odën e pritjes së mikut, simbolin e vatrës, besës, bujarisë dhe qendresës shqiptare ku shpalosej mençuria e këtij populli, ku festohej e merreshin vendime për fatet e popullit, ku kumbonte kënga e pritej e përcillej miku i shtëpisë.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?