Diana Çiçi: Eksperiencën 47-vjeçare
 e vura në shërbim të punonjësve”

25 Shkurt 2016, 08:49| Përditesimi:

  • Share
TIRANË - “Mediterranea” duket se ka menduar të angazhojë një nga ekspertët më të vjetra në fushën e tekstileve dhe konfeksioneve, për të trajnuar të rinjtë që punësohen. Me një staf prej 320 vetësh, sigurisht që një specialiste me një eksperiencë 47 vjeçare mbetet një aset i çmuar. Në intervistën për “Shqiptarja.com” Diana shprehet se të rinjtë duhet të marrin një zanat për të siguruar një vend pune. Ndërsa shprehet se vetëm në këtë formë do të kenë të sigurtë të ardhmen.

Znj Diana ju jeni një nga specialistet e vjetra në këtë fushë. Si e keni mësuar këtë profesion?
Unë kam përfunduar shkollën e mesme 4 vjeçare në atë kohë. Me një diplomë teknike e mesme. Duhet thënë se struktura e arsimimit asaj kohe ka sjellë specialistë por dhe kërkonte një vullnet dhe dëshirë për të mësuar.

Mos harrojmë që për të perfeksionuar profesionin shkolla ishte pranë ndërmarrjeve të prodhimit. Ne në kohën kur ishim në punë shkonim dhe në shkollë për të mësuar. Kur ishim paradite në punë, mbasdite në shkollë, ose kur ishim mbasdite në punë ishim në shkollë paradite. Dhe ky angazhim e ka sjellë rezultatin e tij. Dua tu them të rinjve të sotëm se është më mirë një profesion sesa një diplomë.
 
Përse ky mendim?
Sepse je në tregun e punës dhe nuk mbetesh asnjëherë pa punë e pa të ardhura.
Por dhe diploma nuk të lë pa një punë?
Ne po i shikojmë diplomat. Të rinjtë me një diplomë janë me lopatë.
 
Jeni 47 vite në profesion janë shumë breza?
Po e vërtet dhe kontribuojmë për brezat e tjerë.
 
Si jeni përshtatur me këtë ndryshim. Dikur ka qenë teknologji tjetër tashmë jemi në një industri?
Në kohën tonë jemi lodhur shumë përsa i përket cilësisë. Tashmë ka shumë paisje që ndihmojnë të kemi cilësi të lartë. Dikur ktheheshin jakat me kunj, tani janë shumë paisje të ndryshme. Kohët janë mjaft ndryshe. Të marrim shembull fijet më parë i fusnim në vaj dhe pastaj qepnin. Tashmë nuk ka më nga këto.
Sigurisht që unë bazat i kam pasur që prej 40 vitesh, por në këto 25 vite kemi krijuar traditë të tjera. Madje dhe jemi specializuar në Itali për të perfeksionuar profesionin.

Dua të shtoj se rrobaqepësit në atë kohë kanë qenë mjeshtra. Por tashmë kjo traditë po humbet. Shikoj në qendrat tregtare dhe nuk është më ajo cilësi e finesë në ndërtimin e këmishave, pantallonave, fustanevem bluzave etj. Teknologjia është rritur por nuk janë më profesionistë. Ka shumë pak profesionalist.
 
Është e vështirë krijimi i brezit të ri a e pranojnë të rinjtë?
Të themi të vërtetën vitet e fundit të rinjtë kërkojnë të mësojnë. Nuk duhet krijuar vetëm një punë monoton. Por duhet të kemi një zgjerim game dhe ku të specializohen në çdo fushë. Dua të them që të rinjtë duhet të mësojnë zanatin dhe gjithnjë do të jenë në treg pune dhe nuk do të ngelen në rrugë me një diplomë në xhep.


Redaksia Online
(E.Ç./shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?