Dialogu PS-Rithemelimi, Qefalia: Nuk do preket reforma në drejtësi! Forca jonë është për listat e hapura

27 Mars, 22:22| Përditesimi: 27 Mars, 22:55

  • Share

 

Deputeti i Partisë Socialiste, xhemal Qefalia zbuloi në 'Repolitix' se Partia Socialiste është për listat e hapura zgjedhore.

'PS është që listat të jenë të hapura. Brenda partisë te ketë një garë. Mendimi personal është të ishte mazhoritar, deputeti përballë deputetit të krahut tjetër. Në sallën e Kuvendit ka deputetë me 361 vota. Që me kaq vota mblidhet kur bllokohet trafiku. Po të marrësh në të gjithë qarkun e Tiranës dhe të vish në sallën e parlamentit dhe të thuash unë jam përfaqësues me 361 vota. Dil te qytetarët të votuan qytetarët përfaqësoji.'

Nga ana tjetër, ai tha se nga dialogu Ps-Rithemelimi nuk do preket në mënyrë absolute reforma në drejtësi.

'Nuk do preket në mënyrë absolute. Është mbajtur nën observim nga partnerët strategjikë. Promotore nxitëse e kësaj reforme ka qenë kjo mazhorancë. Filozofia e kësaj mazhorance është që të gjithë të jenë të barabartë para ligjit.'  


Lajmi kryesor:

'Repolitix'/ Qefalia: PS është për lista të hapura! Baçi: Në zgjedhje hyjmë edhe me këtë sistem, ne e mundim PS


G.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?