Albin Kurti

Dialogu me Serbinë, Kurti: I gatshëm për bisedime, për marrëveshje përfundimtare, Beogradi duhet të ndryshojë

29 Dhjetor 2021, 12:51| Përditesimi: 29 Dhjetor 2021, 12:53

  • Share

Ndonëse pati vetëm dy takime në vitin 2021 mes Kryeministrit të Kosovës dhe Presidentit serb, për Albin Kurtin procesi i dialogut nuk ka qenë i padobishëm. Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së qeverisë, Kurti u shpreh se marrëveshja për reciprocitetin me Serbinë në çështjen e targave të automjeteve shënon një arritje për Kosovën.

“Është e vërtetë që janë zhvilluar vetëm dy takime në vitin 2021 midis meje dhe presidentit të Serbisë, por nuk ka qenë i padobishëm procesi i bisedimeve në Bruksel. Atje kemi arritur një marrëveshje sa i përket reciprocitetit të targave”, tha Kurti.

Për arritjen e marrëveshjes përfundimtare, Kurti tha se duhet të ndryshojë Serbia. Ai theksoi se është i gatshëm për dialog dhe se pret ftesa vitin që vjen.

“Tani për marrëveshjen ligjërisht të obligueshme, duhet të ndryshojë pakrahasimisht më shumë Serbia, ndërkaq se kur zhvillohen takimet në Bruksel megjithatë nuk varet prej meje, duke qenë se unë kam shprehur gatishmërinë time. Besoj që vitin e ardhshëm do të ketë edhe ftesa përkatëse për dialog, i cili i kontribuon paqes së qëndrueshme, stabilitetit afatgjatë, sigurisë rajonale, dhe ku përfitues janë qytetarët, e jo politikanët”, tha Kurti.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?