Albin Kurti

Dialogu Kosovë-Serbi/ Kurti konfirmon takimin e radhës me Vuçiç brenda muajit! Në fokus ‘të pagjeturit’

6 Prill 2023, 14:30| Përditesimi: 6 Prill 2023, 14:32

  • Share

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë së pas takimit të kryenegociatorëve në Bruksel është rënë dakord që në marrëveshje teksti i deklaratës thotë se personat e pagjetur do të emërtohen si “personat e zhdukur me dhunë”.

“Ne do të analizojmë së bashku rezultatet nga takimi i 4 prillit dhe do të përcaktojmë një ecje përpara për muajin prill ku do të ketë një takim të nivelit të lartë”, bëri me dije Kurti.

Në takimin e Ohrit më 18 Mars Kosova dhe Serbia arritën dakordësi për një sërë çështjesh, por Beogradi dha shenja tërheqjeje.

Për pasojë nuk kanë munguar thirrjet e vazhdueshme nga SHBA e BE për zbatim të dakordësisë së arritur.

Kujtojmë se më 18 mars, në Ohër të Maqedonisë së Veriut, Kurti dhe Vuçiç pas më se 10 orësh bisedime, arritën marrëveshje për zbatimin e propozimit evropian Në Ohër, Kosova dhe Serbia u pajtuan për aneksin e zbatimit të një propozimi të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, të pranuar parimisht  gjatë një takimi në Bruksel, më 27 shkurt. Propozimi i BE-së nuk e obligon Serbinë që ta njohë Kosovën, por kërkon nga të dyja vendet që t’i njohin dokumentet e njëra-tjetrës, si: pasaportat, diplomat dhe targat e makinave. SHBA-ja e ka mbështetur propozimin e BE-së, i cili më herët është njohur edhe si plani franko-gjerman. 

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?