Miroslav Lajçak

Dialogu Kosovë-Serbi nesër në Bruksel, Lajçak takon Bislimin e Petkoviç

24 Mars, 17:32| Përditesimi: 24 Mars, 17:34

  • Share

Bisedimet në Bruksel për çështjen e dinarit mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atij serb, Petar Petkoviç do të vazhdojnë nesër.

Këtë e bëri të ditur më 19 mars emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak pas takimit mes kryenegociatorëve në kryeqyendrën evropiane.

Lajçak në një postim në platformën “X” njoftoi se në mesin e temave të diskutuara në takim ishte edhe rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës për pagesa me para të gatshme.

“Ne ramë dakord që të vazhdojmë me këtë çështje të hënën e ardhshme, ndërsa Marrëveshja Bazike duhet të adresohet nga liderët”,- shkroi Lajçak.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?