Kurti, Lajçak dhe Vuçiç. Foto arkiv

Dialogu Kosovë-Serbi, Kurti e Vuçiç takohen në Bruksel më 27 shkurt

17 Shkurt 2023, 13:27| Përditesimi: 17 Shkurt 2023, 13:56

  • Share

Bashkimi Evropian ka konfirmuar takimin e radhës të nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë më 27 shkurt në Bruksel. BE thotë se edhe kryeministri Albin Kurti edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre.

 “Përfaqësuesi i Lartë, i mbështetur nga Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak, do të zhvillojë takime të veçanta me liderët, pasuar nga një takim i përbashkët. Në takim do të diskutohet për Propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në njoftimin e BE-së.

Ky diskutim vjen në një kohë kur debatet me Serbinë janë ende prezente madje më të forta se kurrë. Dy janë diskutimet kryefjalë për dialogun Kosovë-Serbi: Asociacioni dhe Propozimin franko-gjerman. Të dyja tematikat janë shoqëruar me një lumë diskutimesh brenda shteteve. Vetëm pak ditë më parë, dy kuvendet e Kosovës dhe Serbisë zhvilluan tek secila seanca të jashtëzakonshme për dialogun mes vendeve. Viti që lamë pas madje u mbyll me tensione në veri të Kosovës ku për 20 ditë qëndruan barrikadat. Ende nuk dihet fokusi i diskutimit, pritet të publikohet ditët në vijim. 

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gege Kosova: 17/02/2023 14:49

    Aman! Se paku njehre permndeni dikush nga vendoret apo nderkombetaret,ceshtjue e debimit,pastrimit etnik te shqiptareve me 1912-14,nga Sanxhaku i Nishit,apo nga 714 fshatra e 6 qytete shqiptare,Vrasjen e 70 mije shqiptarve dhe debimin e 350 mijve te tjere nga trojet etnike sh qiptare.Poashtu,mos e leni aman! pa permendur se, Vilajeti i Kosoves kishte 43 mije km@ dhe nga 1912 ka ngelu ne 10mije km2,Nga e cila sot mbahen "bisdemime Kosove-Serbi me ndermjetesues nderkombetar, ne te cilat tash e sa vjet pas lufte dialogohet per leshime te teritoreve te Kosoves,asnjehre per rithimin e tyre nga ato qe gllaberoi Serbia,Mali i Zi dhe IRJM.Deri kur keshtu...?!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?