Begaj dhe Lajçak

Dialogu Kosovë-Serbi, Begaj takim me Lajçak në New York: Shqipëria e vendosur të luajë rolin e saj për rikthimin në tryezën e dialogut

23 Shtator 2023, 17:53| Përditesimi: 23 Shtator 2023, 18:04

  • Share

Presidenti Bajram Begaj gjatë qëndrimit në New York, në Javën e Debatit të Përgjithshëm të Sesionit 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Përgjithshme u takua edhe me të Dërguarin e Posaçëm të BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak.

Presidenti e siguroi të Dërguarin e Posaçëm të BE-së për Dialogun Beograd – Prishtinë, Miroslav Lajčák se Shqipëria mbetet e vendosur të vijojë të luajë rolin e saj për de-eskalimin e situatës së tensionuar midis dy vendeve dhe rikthimin në tryezën e dialogut.

Roli BE-së në këtë proces dhe në të gjitha zhvillimet e rëndësishme në rajonin tonë, është me rëndësi të veçantë.

Ora 17:41
Begaj takohet në Nju Jork me Mbretin e Jordanisë, në fokus nxitja e bashkëpunimit në fushën ekonomike

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj u takua në Nju Jork edhe me Mbretin e Jordanisë, Madhërinë e Tij Abdullah i II.

Presidenti Begaj vlerësoi bashkëpunimin mes dy vendeve si të nevojshëm për shkëmbimin e pikëpamjeve mbi çështje në sfera të ndryshme me interes të ndërsjellë.  

Në veçanti Presidenti Begaj dhe Mbreti Abdullah i II u ndalën tek mundësitë për nxitjen e bashkëpunimit në fushën ekonomike me fokus të vecantë turizmin.

Presidenti Begaj vlerësoi gjithashtu edhe rolin që ka luajtur deri më tani Jordania për paqen dhe sigurinë e rajonit të Lindjes së Mesme.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?