Di Maria zbulon prapaskenën e merkatos: Si u përpoqa të bindja Messi-n të vinte te Paris SG

24 Shtator 2020, 14:31| Përditesimi: 24 Shtator 2020, 14:37

  • Share

Të reja mjaft interesante janë zbuluar nga Angel Di Maria për Lionel Messi-n. Argjentinasi i Paris SG kishte tentuar të bindte Messi-n për t’u transferuar në Francë këtë merkato vere, kur vetë fituesi i 6 herë ‘Topit të Artë’ deklaroi se do largohej nga katalanasit pas dy dekadash.

Sipas Di Maria-s, që ka folur për RMC Sport, Messi i kishte thënë se pavarësisht dëshirës nuk mund të largohej nga Barcelona, pasi presidenti kërkonte 700 mln euro. Sipas Messi-t, tregon Di Maria, Bartomeu më herët i kishte premtuar se mund të largohej me parametra zero, por ai nuk e kishte mbajtur fjalën.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?