Futbollisti i Juventusit Angel di Maria

Di Maria zbret në Torino dhe bëhet juventin! Nga Amerika niset edhe Pogba, sot dita e francezit për rikthimin si bardhezi

8 Korrik 2022, 16:32| Përditesimi: 8 Korrik 2022, 16:36

  • Share

Prej të enjtes në darkë ndodhet në Torino Angel Di Maria. Argjentinasi mëngjesin e sotëm kreu vizitat mjekësore dhe firmosi kontratën 1-vjeçare me Juventusin ku do të përfitojë 7 milionë euro. 34-vjeçari ishte një dëshirë e madhe e trajnerit Allegri, i cili tani nga ora në orë pret edhe mbërritjen e Poul Pogba-s.

Ndërkohë Fiorentina ka kompletuar blerjen e sulmuesit Luca Jovic nga Real Madrid. Serbi ka arrritur sot në Firence dhe pas vizitave mjekësore do firmosë kontratën 2-vjeçare me opsion zgjatjen për 2 vite të tjera. Ndryshe nga çfarë ishte thënë më herët Reali s’ka pranuar dhe Fiorentina do pagujë të gjithë rrogën e 24-vjeçarit, 6 milionë euro në sezon. Kur të shitet Reali ka 50% të kartonit të futbollistit.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?