Futbollisti argjentinas Angel Di Maria

Di Maria thotë ‘po’, Juventus me ‘trident’ të frikshëm! Akord edhe me Kostic, synimi i radhës Zaniolo

27 Qershor 2022, 12:16| Përditesimi: 27 Qershor 2022, 12:17

  • Share

Një trident i frikshëm për formohet te Juventus për sezonin e ardhshëm. Klubi bardhezi pasi siguroi Pogba-n në mesfushë po mbyll gjithçka edhe për Di Maria-n.

Disa media në Itali tani shkruajnë se marrëveshja mes palëve është mbyllur dhe ‘Fideo’ mund të llogaritet në urdhrat e Allegri-t. Nëse kjo zyrtarizohet Juventus do kishte një sulm të frikshëm me Vlahovic në majë dhe Chiesa-n, i cili në shtator pritet të jetë në fushë pas dëmtimi të gjatë.

Si të mos mjaftonte kaq raportohet se ‘zonja e vjetër’ është seriozisht në garë edhe për Nicolo Zanilo-n, ‘yllin’ e Romës, i cili ka marrëdhënie të ndërlikuara me klubin. Kryeqytetasit kërkojnë 60 milionë euro për sulmuesin, por në negociata mund të përfshihet Arthur për të ulur çmimin.

Sakaq mund të konsiderohet e mbyllur edhe blerja e mbrojtësit të majtë Filip Kostic. Serbi do transferohet nga Eintracht Frankfurt për 15 milionë euro, ndërsa do fitojë 2.5 milionë dhe bonuse te ‘zonja e vjetër’. Ai do firmosë kontratën 3-vjeçare me opsion për një të katërt.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?