Angel Di Maria

Di Maria i jep 'lamtumirën' Juventusit, tregon ekipin e ri në Argjentinë

31 Janar 2023, 20:31
  • Share

Angel Di Maria ka treguar se këtë vit ose në merkaton e radhës ai do kthehet te Rosario Central në Argjentinë. 34-vjeçari duket se i ka dërguar "sms" Juventusit se 'divorci' mes tyre është i pashmangshëm në fundin e këtij sezoni, atëherë kur kontrata e anësorit të sulmit skadon.

“Unë do të doja të kthehesha në Rosario Central, këtë vit ose një vit më pas. Iluzioni i kthimit është real. Ai moment do të vijë shpejt", tha Di Maria për Tyc Sport.

I lindur në Rosario, Di Maria duket se planifikon një rikthim në vendlindje, duke mbyllur karrierën e shkëlqyer aty ku nisi të mësojë për herë të parë si të luajë me topin.

Benfica, Real Madrid, Manchester United, PSG dhe Juventus janë top klubet ku ka luajtur Di Maria, teksa ka fituar 33 trofe.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?