Dhuruese e përhershme e gjakut për 30 vite, Meta vlerëson me Ina Malhanin

14 Qershor 2020, 18:30| Përditesimi: 14 Qershor 2020, 20:00

  • Share

1592157507_meta.jpg

Ndërkohë, Presidenti Ilir Meta nderoi me titullin e lartë "Për Merita të Veçanta Civile”, Ina Malhanin për kontributin e çmuar 30-vjeçar si dhuruese e përhershme e gjakut, veçanërisht për fëmijët talasemikë, si dhe për punën e jashtëzakonshme në shërbim të njerëzve në nevojë.

"Ina Malhani nuk është vetëm një dhuruese e rregullt e gjakut, ajo është një zonjë që në 30 vitet e fundit ka qenë shembull i çmuar i virtyteve njerëzore, duke kontribuar për familjet e komunitetit rom, njerëzit e sëmurë, të pastrehët, të braktisurit dhe jetimët.  Në të gjithë veprimtarinë e saj 30-vjeçare të bamirësisë, zonja Ina Malhani ka vënë në jetë atë që ka thënë Shenjtorja Nënë Tereza:  ‘Dashuria s’mund të mbetet vetëm. Nuk ka kuptim. Dashuria duhet të vihet në veprim dhe ky veprim është shërbimi’, tha Meta.


Lajmi kryesor:

Meta: Dhurimi i gjakut për talasemikët, mision fisnik e jetik, sidomos në këtë periudhë pandemie


  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?