Ministrja e Arsimit Besa Shahini dhe ambasadorja e SHBA-se Kim

Dhurata e veçantë e ambasadores së SHBA-së për Shahinin, nesër takon Kryemadhin dhe Hajdarin

10 Shkurt 2020, 19:16| Përditesimi: 10 Shkurt 2020, 19:30

  • Share

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim zhvilloi sot një takim me Ministren e Arsimit Besa Shahini së cilës i dhuroi një glob të gdhendur me logon e programit Fulbright, në nder të marrëveshjes që u nënshkrua midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në shtator të 2019-ës, e cila do tu japë më shumë studentëve shqiptarë mundësinë për të studiuar në Shtetet e Bashkuara me bursën Fulbright.

Gjatë takimit, Ambasadorja dhe Ministrja biseduan për zgjerimin e programeve të shkëmbimit si dhe për mundësitë e përmirësimit të trajnimit të mësuesve në Shqipëri, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA-së në Tiranë. 

Nesër në 10:00 Kim do të takojë kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe në 15:00 kryetaren e grupit demokrat në Kuvend, Rudina Hajdari. Pas mbërritjes në Shqipëri ku nisi misionin diplomatik në krye të ambasadës së SHBA-së, Kim ka pasur ditë intensive me takime me drejtuesit me të lartë të ekzekutivit, legjislativit dhe gjyqësorit.

Dhurata e ambasadores Kim per ministren Shahini

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?