Dhurata Çupi: Në fshatin Bejn të Klosit 40% e njerëzve blejnë ushqime me listë

15 Prill 2020, 15:24| Përditesimi: 15 Prill 2020, 15:30

  • Share

Ish deputetja e PD, Dhurata Çupi, denoncon situatën në fshatrat e Klosit ku qytetarët për shkak të pamundësisë ekonomike marrin ushqime me listë. Konkretisht sipas Çupit rreth 40 % e njerëzve blejnë me listë duke krijuar vështirësi për bizneset e zonës.

Rasim Shahini ka një dyqan të vogël ushqimoresh në fshatin Bejn të Klosit, ku tregon se situata e krijuar nga koronavirusi ka vënë në vështirësi të mëdha familjet në nevojë dhe ai është i detyruar që t’i japë ushqime me listë.

"Me situatën nga koronavirus kemi shitur me shumë me listë për njerëzit hallexhinj me ushqime. Rreth 40 % e fshatit marrin me listë, një pjesë edhe nuk i sjellin kryesisht ata me ndihmë ekonomike", thotë tregtari në videon e publikuar nga ish-deputetja demokrate.

Rasimi tregon se do të vazhdojë kështu, duke dhënë me listë pasi nuk mund t’i lërë bashkëfshatarët e tij pa bukë në këtë situatë të vështirë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Loni: 16/04/2020 04:10

    Po ngaqe mireqenia moj korbë nga se tjeter e blejne!? Nga qejfi!? O ketu eshte me keq se bombej thua por show nga nje pale politike show nga ana tjeter! Te mjeret ne populli I ketij territori qe endemi sa andej e sa andej per te mbijetuar!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?