Momenti kur oficerët dhunojnë për vdekje të riun

Dhunuan për vdekje të riun, shpërbëhet njësia speciale 'Scorpion' në SHBA

29 Janar 2023, 14:28| Përditesimi: 29 Janar 2023, 14:32

  • Share

Departamenti i Policisë së Memfisit ka shpërbërë të ashtuquajturën njësi speciale Scorpion, oficerët e së cilës akuzohen për vrasjen e 29 vjeçarit, Tire Nichols. Scorpion do të thotë "Operacioni i krimeve në rrugë për të rivendosur paqen në lagje".

Njësia është një ekip prej 50 personash i ngarkuar me uljen e niveleve të krimit në zona të veçanta. Por tani ajo është duke u shfuqizuar pasi oficerët e saj u filmuan duke rrahur për vdekje Nichols, 29, në videot e 7 janarit.

Në një deklaratë, departamenti tha se është në interesin më të mirë të të gjithëve që njësia të çaktivizohet përgjithmonë.

“Ndërsa veprimet e urryera të disave hedhin ç’nderim mbi titullin Scorpion, është e domosdoshme që ne, Departamenti i Policisë së Memphisit, të ndërmarrim hapa proaktivë në procesin e shërimit për të gjithë të prekurit”, shtoi ai.

Familja e Nichols e mirëpriti vendimin në një deklaratë nga avokatët e tyre, duke e quajtur atë të përshtatshëm pas vdekjes tragjike të Tire Nichols, dhe gjithashtu një vendim të denjë dhe të drejtë për të gjithë qytetarët e Memfisit.

Ora 19:45
Protestuesit në SHBA dënojnë brutalitetin e policisë pas vdekjes së Tire Nichols

1675018170_nichols.JPG

Pas dhunimit për vdekje të 29-vjeçarit Tire Nichols, nuk kanë munguar protestat që dënojnë brutalitetin e policisë në SHBA. Demonstruesit marshuan nëpër New York City, Atlanta, Boston, Baltimore, Los Angeles, San Francisco dhe Portland e mes qyteteve të tjera në të gjithë vendin të shtunën, duke ngritur pankarta që mbanin emrin e tij dhe duke bërë thirrje për t'i dhënë fund abuzimeve me autoritetin.

Në Memphis, në një memorial të improvizuar pranë këndit ku u rrah Nichols, banorja Kiara Hill shprehu zhgënjimin e saj dhe ngushëllimet për familjen e të riut.

“Kjo situatë është zemërthyese. Tyre ishte i qetë,” tha Hill për CNN. 

Më 7 janar, Nichols u ndalua nga oficerët, të cilët e rrahën me shkopinj, e goditën me grushte dhe e shkelmuan ndërsa ai i kishte duart të prangosura. I riu qëndroi për 23 minuta në tokë para se të mbërritnte ambulance.

Ai u shtrua në spital dhe vdiq 3 ditë më vonë. Që nga vdekja e Nichols, reagimi ka qenë relativisht i shpejtë. Pesë oficerët e Memphisit të përfshirë në rrahje u pushuan nga puna dhe u akuzuan për vrasje dhe rrëmbim në vdekjen e Nichols. Njësia ku ata bënin pjesë u shpërbë dhe ligjvënësit e shtetit që përfaqësonin zonën e Memfisit filluan të planifikonin projektligjet e reformës policore.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?