Foto ilustruese

Dhunuan një person teksa po qëndronte në dhomën e sigurisë, pezullohen 3 efektivët e ‘Shqiponjave’ (EMRAT)

15 Korrik 2022, 15:17| Përditesimi: 15 Korrik 2022, 18:30

  • Share

DURRËS- Janë pezulluar nga detyra 3 efektivë të forcave “Shqiponja", Blerta Gjergji, Harrun Hysenaj dhe Rezart Hajdaraj, pasi nga hetimet ka rezultuar se ata kanë ushtruar dhunë ndaj një personi me iniciale A.K., kur është shoqëruar me datë 06.11.2021 në dhomat e sigurisë. Personi ndaj të cilit është ushtruar dhunë, A.K., ka bërë një kallëzim ndaj këtyre 3 efektivëve.

Nisur nga kjo, Drejtoria e Policisë së Durrësit nisi hetimet dhe nga këqyrja e pamjeve, në ambientet e dhomave të sigurisë, rezultoi se në datë 06.11.2021, pikërisht gjatë kohës që ky person ka qëndruar në dhomat e sigurisë, 3 efektivët kanë ushtruar dhunë ndaj tij.

Si rezultat, ndaj këtyre efektivëve u vendos pezullimi plotësisht nga ushtrimi i detyrës me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Efektivët e pezulluar nga detyra janë përkatësisht:

– Inspektore Blerta Gjergji, me detyrë Trupë Shërbimi në Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja” në DVP Durrës.

– Inspektor Harrun Hysenaj , me detyrë Trupë Shërbimi në Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja” në DVP Durrës

– Inspektor Rezart Hajdaraj, me detyrë Trupë Shërbimi në Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja” në DVP Durrës.

S.C/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Poni: 16/07/2022 17:27

    Ata duhen rras mrena n biruc se torturuan qenie njerezore ne kushte te pa mbrojtur kafsharè shkojne e bojne 3 muaj kurs dhe bohen polica.....

    Përgjigju
  • Lala: 15/07/2022 18:06

    Si pezullim? A e keni vertetuar qe e kan ber?po.atehere abuzim kan ber dhun kan ushtruar.pervec ketyre qe me ligj e kan nja 3 vjet per qef burg kalojm te tortura SE quhet torture ne ato ambjente druri Jo dhune dhune qehet jasht kunedhe mund te mbrohesh atje mren je I lidh SE skan b*th ata te futen kur ske pranga

    Përgjigju
    • Poni: 16/07/2022 17:24

      Ata duhen rras mrena ne biruc se torturuan qenie njerezore te pa mbrojtur kafsharè shkojne e bejnë 3 muaj kurs dhe bohen polica

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?