Foto ilustruese

Dhunuan me sende të forta 14-vjeçarin në Korçë, 2 në pranga, një tjetër në kërkim

9 Tetor 2023, 20:57| Përditesimi: 10 Tetor 2023, 17:54

  • Share

KORÇË- Dy persona kanë rënë në pranga ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim si autorë të dhunimit të 14-vjeçarit mbrëmjen e djeshme në Korçë.

Në vijim të veprimeve, u bë ndalimi i të miturve me iniciale A. E., 17 vjeç dhe Dh. F., 15 vjeç, banues në Korçë, si dhe u shpall në kërkim L. L., 16 vjeç, banues në Korçë.

Nga veprimet hetimore të kryera dhe nga provat e siguruara rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë konfliktit, kanë goditur me sende të forta 14-vjeçarin, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë, në kujdesin e mjekëve.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan tre shkopinj (dy prej druri dhe njëri metalik), të cilët dyshohet të jenë përdorur nga autorët e ngjarjes, gjatë konfliktit.

Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?