Foto ilustruese

Dhunuan me levë një 63-vjeçar në 28 tetor në Përmet, Apeli i Gjirokastrës rikthen në qeli agresorët

1 Dhjetor 2022, 13:34| Përditesimi: 1 Dhjetor 2022, 13:50

  • Share

PËRMET- Klement Ndina, është rikthyer në qeli nga Apeli i Gjirokastrës së bashku me Gjergji Bojo për dhunën ndaj një 63-vjeçari në Përmet.

Ai akuzohet për rrahjen e Kostandin Xhallos, 35 vjeç me mjete të forta si leva ndërsa ndihmohej nga i biri 25-vjeçar.

Një muaj më parë 48-vjeçari u la në arrest shtëpie e ndërsa sot u kthye në qeli.

Ngjarja ka ndodhur më 28 tetor në qendër të Përmetit ku Xhallo u shtrua në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Fillimisht, agresori u la  në burg, më pas në arrest shtëpie, ndërsa sipas vendimit të sotëm, Apeli i Gjirokastrës vendosi ta rikthejë në qeli.

Përveç Xhallos, babë e bir kanë rrahur dhe 2 persona të tjerë duke iu shkaktuar dëme të rënda. G

Policia iu sekuestroi në momentin e arrestimit 15 700 euro, 1753 dollarë, shuma të tjera parash në valuta të ndryshme, 1 armë gjahu, municion luftarak dhe 2 aparate celulare.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?