Foto ilustruese

Kronikë

Dhunuan dhëndrin dhe krushkun, arrestohen babë e bir në Tiranë

3 Maj 2021, 08:34| Përditesimi: 3 Maj 2021, 08:39

  • Share

TIRANË-Babë e bir kanë rënë në pranga e policisë pasi kanë dhunuar dhëndrin dhe krushkun.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Tiranës, teksa mësohet se uniformat blu kanë bërë të mundur arrestimin e Ç., 54 vjeç dhe H. Ç., 22 vjeç (babë e bir). Për motive ende të paqarta, dyshja kanë dhunuar K. M., 30 vjeç dhe A. M., 53 vjeç ( dhëndrin dhe krushku e tyre). Ndaj tyre, rëndon akuza për veprën penale “Dhuna në familje”

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje” i shtetasve B. Ç., 54 vjeç dhe H. Ç., 22 vjeç (babë e bir) pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasve K. M., 30 vjeç dhe A. M., 53 vjeç ( dhëndrin dhe krushku e tyre)”, njofton policia.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?