Dhunuan dhe i vodhën 200 euro marokenit në Tiranë, arrestohen dy të rinj

23 Shkurt 2020, 13:56| Përditesimi: 23 Shkurt 2020, 13:59

  • Share

TIRANË- Dy persona përfunduan në pranga nga policia e Tiranës, pasi akuzohen se kanë dhunuar dhe më pas vjedhur një shtetas maroken. Denoncimi u bë nga vetë i sulmuari, marokeni me iniciale K.A., të cilit iu vodhën 200 euro dhe sende të tjera personale.

Shtetasi maroken kishte hyrë me dokumentacion të rregullt në Shqipëri dhe do udhëtonte drejt Italisë, por u sulmuar në orët e para të mëngjesit të 22 shkurtit në rrugën “Azem Galica”. Pas denoncimit, policia u vu në veprim ku bëri arrestimin në flagrancë të dy autorëve të vjedhjes me dhunë,  D.P., 17 vjeç dhe E.V., 21 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma e parave të vjedhura dhe sendet personale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë, kryer në bashkëpunim”.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?