Shqiptari i dhunuar, Saimir Zefi

Dhunuan brutalisht shqiptarin në burgun e Greqisë, lirohen 4 efektivët grekë

15 Mars 2023, 10:22| Përditesimi: 15 Mars 2023, 10:24

  • Share

GREQI- Vetëm 2 ditë burg ishte ndëshkimi i autoriteteve greke për 4 efektivët që torturuan në mënyrë mizore shqiptarin e dënuar në Selanik. 4 efektivët janë liruar ditën e djeshme pasi kanë kërkuar falje përpara hetuesve. Shqiptari nga Puka, Saimir Zefi publikoi një videomesazh ku tregoi dhunën mizore të bërë nga 4 policët grekë, të cilët pas ankesës së të riut shqiptar u justifikuan se i dënuari e kishte bërë vetë të gjithë ngjarjen.

Sipas informacioneve rezultoi edhe nga deklarimet e nëntë të burgosurve të tjerë që ndodheshin në autobusin e transferimit nga Selaniku në burgjet e Korydallos, policia i vendosi një helmetë dhe pranga shqiptarit që mos të dukeshin shenjat.

Tre policët dhe shefi i tyre u dërguan më herët në prokurori të akuzuar për torturë dhe fyerje të rëndë. Gjithçka u zbulua pas ankesës së bërë nga i dënuari shqiptar në burgjet greke. Ky i fundit vuante dënimin për grabitje dhe trafik droge, por ende nuk është bërë me dije identiteti i tij. 

Në një intervistë motra e Saimir Zefit është shprehur se kishte dëgjuar vëllain e saj teksa kërkonte ndihmë nga prindërit e tij gjatë momentit që efektivët po e dhunonin në sy të tyre. 

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?