Foto ilustruese

Dhunuan 14 vjeçarin me shkop bejsbolli pas sherrit që nisi në TikTok, Gjykata e Korçës lë në burg dy adoleshentët

11 Tetor 2023, 15:11| Përditesimi: 11 Tetor 2023, 15:36

  • Share

Gjykata e Korçës ka lënë në burg dy adoleshentët e moshës 15-vjeç dhe 17-vjeç, që dhunuan me sende të forta ditën e hënë një 14-vjeçar që përfundoi në spital me plagë të rënda. Seanca u mbajt me dyer të mbyllura ndërsa zgjati rreth 1 orë e 30 minuta.

Konflikti kishte nisur në rrjetin social “Tik-Tok” mes dy grupeve të adoleshentëve që komentonin njëri-tjetrin me fjalë fyese. Pasi u përballën në kinemanë verore mbrëmjen e e së dieles, 8 tetor, në sherr u përfshinë 15 persona, të gjithë të moshës 14-17 vjeç, por i dëmtuar mbeti vetëm 14-vjecari.

Pas dhunës barbare me shkopinj bejsbolli nga bashkëmoshatarët që i rrezikuan jetën i mituri është shtruar në spitalin e Traumës dhe po mjekohet për plagët e marra në kokë. Për plagosjen e 14-vjecarit është shpallur në kërkim edhe një 17 vjeçar.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?