Foto ilustruese

Dhunonte nënën, pranga të riut në Korçë! Ndalohet 23-vjeçari në Pogradec, përndoqi dhe dhunoi ish-bashkëjetuesen

26 Janar, 11:41| Përditesimi: 26 Janar, 11:43

  • Share

Një 23-vjeçar është ndaluar në Pogradec pasi dyshohet se ka përndjekur dhe ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëjetueses së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje. 

Ndërkohë, në Korçë një 28-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij. Ajo është pajisur me urdhër mbrojtje.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë ekzekutuan urdhrin e Prokurorisë, për ndalimin e shtetasit A. B., 23 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka përndjekur dhe ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëjetueses së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje. 

Po këta specialistë arrestuan në flagrancë shtetasin J. C., 28 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje”, njofton policia.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?