32 vjeçarja duke ushtruar dhunë ndaj njërit prej fëmijëve

Dhunonin dhe digjnin me çakmak katër fëmijët e tyre, arrestohen prindërit në Turqi! Rasti i rëndë u zbulua nga fqinjët

28 Dhjetor 2022, 14:54| Përditesimi: 28 Dhjetor 2022, 15:06

  • Share

Një grua 32-vjeçare dhe 37 vjeçar në Turqi janë arrestuar për torturimin e katër fëmijëve të tyre të moshës 2 deri në 10 vjeç në qytetin e Bursas.

Sipas mediave greke që publikuan fotot nga ngjarja e rëndë, dy prindërit akuzohen ndër të tjera se ua kanë mbuluar gojën fëmijëve të tyre me shirit që të mos u dëgjohej zëri kur rriheshin apo digjeshin me çakmak.

Rasti i rëndë u zbulua kur familjarë dhe të afërm të çiftit të bashkëshortëve, dëgjuan britmat nga brenda shtëpisë. Një prej të afërmve të familjes ka regjistruar torturat me celularin e tij. Nëna e katër fëmijëve 2, 5, 6 dhe 10 vjeçdeklaroi në polici se i kishte goditur me kërkesë të bashkëshortit të saj. Burrë e grua janë dërguar në paraburgim ndërsa fëmijët janë transferuar në një qendër sociale.

 

 

Momenti kur nëna e fëmijëve ndizte çakmakun dhe u shkaktonte djegie të miturve

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ardi: 28/12/2022 16:24

    JU SHKERDHEFSHA RACEN E NDYR PLEHRA SE NUK DIGJEN FEMIJET .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?