Foto ilustruese

Dhunon gruan dhe e kërcënon me thikë, arrestohet 61-vjeçari në Durrës

29 Shkurt 2020, 08:24| Përditesimi: 29 Shkurt 2020, 09:46

  • Share

DURRËS- Dhuna në familje është shndërruar në një fenomen i cili ka marrë përmasa të frikshme kohët e fundit. Në Mirditë,  ish-burri vret nënën e tre fëmijëve të tij, një tjetër vret gruan në Durrës, e ndërsa sot raportohet për një tjetër kërcënim për jetën. Burime zyrtare bëjnë me dije se është arrestuar 61-vjeçari pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, madje edhe e ka kërcënuar se do ta vrasë me thikë. Në pranga ka rënë B.V.,61 vjeç, banues në Durrës.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin: B.V.,61 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike,si dhe ka kërcënuar me thikë bashkëshorten e tij", bëjnë me dije uniformat blu.

Ndërkohë edhe në Kamëz, është arrestuar një tjetër person pasi ka kërcënuar me fjalë ish-bashkëshorten. Në pranga ra 37 vjeçari K. H..

Dhuna ndaj grave ka qenë kryefjalë në ditën e parë të Kongresit të Partisë Socialiste, e ndërsa mësohet se deputetët kanë kërkuar ndryshime urgjente në Kodin Penal duke kërkuar deri në 10 vjet burg.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?