Pamje nga Urgjenca e Beratit

Dhunon bashkëshorten dhe e lë pa ndjenja në tokë, 55-vjeçari në Kuçovë tenton vetëvrasjen! Gruaja dërgohet në spitalin e Beratit, burri drejt Traumës

17 Shkurt 2022, 22:39| Përditesimi: 17 Shkurt 2022, 22:42

  • Share

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje në fshatin Krekëz të Njësisë Administrative Lunas në qytetin e Kuçovës. Pas një grindjeje familjare arsyet e të cilës nuk dihen ende, 55-vjeçari Idajet Veizllari ka rrahur bashkëshorten e tij, duke e lënë pa ndjenja në tokë.

Ulërimat e gruas kanë tmerruar familjarët e komshinjtë, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë dhe spitalin por në kushte të rënda shoku, 55-vjeçari Idejat Veizllari ka pirë "fostoksinë", duke tentuar vetëhelmimin.

Të dy bashkëshortët janë transportuar në gjendje të rëndë drejt spitalit. Gruaja në Urgjencën e Beratit pasi ka plagë të shumta për shkak të goditjeve të marra, ndërsa 55-vjeçari është nisur në gjendje kritike për jetën drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Në Spitalin e Beratit por edhe në banesën e çiftit Veizllari kanë shkuar forca të shumta policie, që po pyesin edhe të afërm e familjarë në lidhje me ngjarjen e rëndë, shkaqet e të cilës nuk dihen ende.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?