Momenti i dhunimit të të riut nga efektivi i Policisë te Liqeni

Kronikë

Dhunoi të miturin te liqeni gjatë karantinës, polici i shpëton burgut! Dënohet me 4 muaj punë publike

30 Qershor 2021, 15:43| Përditesimi: 30 Qershor 2021, 16:00

  • Share

TIRANË- Glen Ndreu, polici që dhunoi të riun të Kodrat e Liqenit se kishte thyer karantinën, është dënuar me 4 muaj punë në interes të publikut. Lajmi bëhet i ditur nga burime për Report Tv.

Bëhet fjalë për ngjarjen e 15 majit të vitit 2020  ku efektivët e policisë i kërkuan adoleshentit që të ndalojë pasi kishte thyer orarin e ndalim qarkullimit, pra po lëvizte me biçikletë pas orës 17:30, por ai nuk ka pranuar. Në momentin e shoqërimit ai ka sharë dhe ofenduar efektivët, dhe më pas ato e kanë qëlluar disa herë me shpulla dhe grushte adoleshentin, moment ky i filmuar nga qytetarët. Ajo që e bëri më të rëndë këtë ngjarje ishte reagimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliut.

Gjatë raportimit të Ardi Veliut në Komisionin e Sigurisë lidhur me dhunën e policit ndaj 15-vjeçarit,  gjatë kohës që pranoi shkeljen e kryer nga efektivi nxori dhe një video ku sipas tij tregonte se kujdesi duhet në familje, pasi nëna e të miturit promovon në facebook armët e zjarrit. "Kjo është mamaja e djalit me pistoletë në dorë" tha Veliu teksa tregon videon.

Momenti i raportimit të Ardi Veliut në Komision, ku nxorri foton e nënës së adoleshentit, Zaida Çobos me armë

I menjëhershëm ka qene reagimi i nënës së 15-vjeçarit,  Zaida Çobo duke përgënjeshtruar Veliun. Ajo tha se pamjet e saj me pistoletë në dorë janë publikuar në rrjetin e saj social Facebook gjatë xhirimeve të filmit “Dashuria s’mjafton" ku ajo ka pasur një rol.  Pas reagimit Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka kërkuar ndjesë publike për veprimin e tij dhe sotia ka shprehur këtë ndjesë personalisht nënës së 15-vjeçarit. Kjo e fundit, pas faljes tërhoqi padinë për cenimin e imazhit. 

Momenti kur Ardi Veliu takon në zyrë Zaida Çobon dhe i ka kërkuar falje

 

 

VIDEO/ Dhunimi i të miturit nga polici

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?