Mësuesi i dhunuar, Kleanth Laçi

Dhunoi mësuesin që dyshohet se ka ngacmuar seksualisht motrën e tij, lirohet 29 vjeçari në Tepelenë! Prokuroria: Arrestimi i tij, i paligjshëm

19 Janar 2023, 09:30| Përditesimi: 19 Janar 2023, 20:56

  • Share

Është liruar nga ambientet e komisaritatit të policisë së Tepelenës, 29 vjeçari A.G, vëllai i njërës prej nxënëseve 13 vjeçare të cilat kanë pretenduar se janë ngacmuar seksualisht nga Kleanth Laçi, mësues i edukimit fizik në shkollën 9 vjeçare të qytetit të Tepelenës.

Mbajtja e tij në komisariat nuk e ka kaluar kufirin e 48 orëve. Prokuroria e Gjirokastrës e ka quajtur të paligjshëm arrestimin e të riut dy ditë më parë pasi u vetë dorëzua në komisariatin e policinë, duke pranuar dhunën e ushtruar ndaj mësuesit 59 vjeçar. Kleanthi Laçi mësuesi i akuzuar për ngacmim seksual dhe i arrestuar, është anëtar i Këshillit Bashkiak te Tepelenës dhe përfaqëson PS.

Mësohet se lirimi i 29 vjeçarit nga dhomat e izolimit është bërë përmes një urdhri të posaçëm prej prokurores Edlira Manelli e cila e ka vlerësuar si të paligjshëm arrestimin e A.G. pasi nuk kishte shkaktuar dëme që mund t'i shkaktonin vdekjen mësuesit Kleanthi Laçi.

Kujtojmë se 29 vjeçari deklaroi në momentin e dorëzimit të tij, se kishte ardhur nga emigracioni vetëm se motra e tij i kishte rrëfyer se Kleanth Laçi e kishte ngacmuar seksualisht.

Ndërkohë ditën e djeshme, policia ka arrestuar 59 vjeçarin Kleanth Laçin ndaj të cilit rëndojnë akuzat për deklarim të rremë dhe për ngacmim seksual ndaj dy nxënëseve. Laçi u pezullua nga puna e tij në shkollën 9 vjeçare të Tepelenës, deri në përfundim të hetimeve. Në prononcimet që kolegët e tij dhanë për mediat, njëra prej mësueseve, u shpreh se nuk besonte që 59 vjeçari ta kishte bërë një gjë të tillë. Ndërsa drejtoresha e shkollës, deklaroi se nuk kishin vënë re asgjë të dyshimtë në sjelljen e Kleanth Laçit kundrejt vajzave që pretendojnë se janë ngacmuar seksualisht.  Gjendja e vajzave raportohet të jetë e mirë ndërsa kanë dhënë dëshminë e tyre për efektivët, në praninë e psikologes.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 20/01/2023 01:46

    Nuk dua te mbroj mesuesin,por veprimi i prokurores dhe motivacioni jane skandaloze,per te mos thene te kundraligjshme.Fakti qe u vetedorezua dhe ka pranuar aktin, mund te lehtesoje denimin,por jo arrestimin.Qershia mbi torte eshte motivacioni qesharak se meqenese nuk i ka shkaktuar plage vdekjeprurese,atehere duhet liruar!!!! Eshte ne vete kjo prokurorja apo s'eshte?!Tani u krijoni precedent te gjitheve te bejne vetegjyqesi,mjafton t'a pranojne aktin,mjafton te vetedorezohen dhe mjafton vetem t'ua bejne kurrizin me te bute se barku,por jo t'i vrasin si pasoje!Shume veta keshtu e fillojne,diku me sqarime e diku //t'i japin nje mesim te mire// e shpesh perfundojne te rrahur e te vdekur e te vrare.Ju kujtohet ai aktori Agim Shuke qe vdiq nga qe e rrahen? Dhe sot e kesaj dite nuk dihet autori.Dhuna eshte dhune dhe ky person ishte me fat qe nuk u vdiq ne dore,por neser dikush tjeter mund te mos jete kaq me fat.Vellai i nxeneses mund te lajmeronte policine ne vend te bente ate qe beri.Znj.prokurore po jepni shembullin me te keq te drejtesise.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?