Dhunoi inspektorët e AKU se i zbuluan parregullsi, 300 000 lekë gjobë dhe kallëzim penal për tregtarin 'trim' të Beratit

23 Mars 2020, 20:03| Përditesimi: 23 Mars 2020, 20:05

  • Share

Drejtuesi i një subjekti tregtar në Berat ka ushtruar dhunë ndaj inspektorëve të AKU pas kontrollit, që ato po kryenin për produktet që ai tregtonte.

Pas denoncimit nga ana e konsumatorëve, AKU nisi kontrollet në subjektin "S.S", ku u konstatuan tregtimi i produkteve të pasigurta pasi subjekti nuk dispononte sistemin e gjurmueshmërisë si dhe u evidentuan 2184 shishe x 125 ml suko pjeshke dhe 2112 shishe x 200ml suko pjeshke në ambalazh TETRAPAC, të papajisura me etiketim në gjuhën shqipe.

Përballur në këto kushte përfaqësuesi i subjektit ka përkeqësuar situatën duke ushtruar dhunë ndaj inspektorëve , pamje të regjistruara dhe nga kamerat e subjektit. Pas dhunës policia e shteti bëri shoqërimin e tij  ndërsa AKU mori masat administrative përkatësisht:

1) Masë administrative "gjobë" me vlerë 100,000 lekë për etiketim në kundershtim me ligjin,

2) Masë administrative "gjobë" me vlerë 100 000 lekë për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë,

3) Masë administrative "gjobë" me vlerë 100.000 mijë lekë për pengimin e procesit të inspektimit.

Gjithashtu nga ana e trupës inspektuese është bërë dhe kallëzimi pranë instancave përkatëse për dhunën e ushtruar ndaj tyre nga ana e subjektit.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për denoncimin e rasteve të tilla, ndërsa thekon se nuk do të  lejojë asnjë rast abuzimi me çmimet dhe sigurinë ushqimore në vend.

Komento

Komente

  • Kavajsi: 23/03/2020 20:20

    Katnar jo qytetar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?